Vetëm pak ditë pasi Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës, dalja e tij e parë publike nuk ka shkuar si duhet.
Teksa po takonte votuesit në një treg në Cergy, në veriperëndim të Parisit, kur ai u vu në shënjestër të domateve. Menjëherë sapo domatet u hodhën ndaj tij, truprojat u përpoqën ta mbronin në ndërsa ai vetë iu tha:” ‘nuk është serioze’.
Kjo ishte hera e parë që Macron doli në rrugë që nga votimi i së dielës dhe vizita u njoftua vetëm nga Pallati Elysee mëngjesin e sotëm. Ai zgjodhi rajonin ku mori më pak vota se kandidati i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon në raundin e parë.
Macron mundi Le Pen me 58.5 për qind të votave ndërsa Le Pen arriti të merrte vetem 41.5 të votave./m.j
🍿😽🍿 🇫🇷🍅 Macron pelted with tomatoes near Paris pic.twitter.com/6TW03V5kRG
— Der politische Kater! 🙀😹🙀😹🙀😹🙀😹 (@GrunkohlProblem) April 27, 2022