Avokati i huaj i Elisabeta Imerajt, Gregory Thuan Dit Dieudonne, u shpreh i zhgënjyer nga procesi i vetingut ndaj klientes së saj.
“Unë dua të them se sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë. Sot në vërtetuam se vetingu është duke shkuar keq dhe është jashtë kontrollit.
Unë nuk kam parë asnjë proces tjetër me prova kaq të fabrikuara.
Ne kemi prova se procesi i vetingut ka shkuar gabim, me fakte false, dhe sot mendoj se keni humbur një prokurore të denjë.
Ju keni humbur një aset shumë të madh. Sigurisht që do shkojmë më tej”, tha avokati. /m.j