Ka marrë fund procesi maratonë për kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi sot shkarkimin e saj nga detyra si prokurore.
Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetze, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çamo.
Në seancat para KPA, Imeraj ka parashtruar pyetjen ‘kush është i interesuar për shkarkimin e saj, që hetoi grupet kriminale dhe terroristët?’.
Më herët, Imeraj pretendoi se gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) që rekomandoi apelimin, ishin ndërtuar mbi ‘copa letre anonime e dashakeqase’, si dhe shtoi se gjithçka vinte si pasojë e çështjeve që kishte hetuar kundër krimit të organizuar dhe politikës.
g.kosovari
Turp për sistemin e drejtësisë, të largojë nga detyra Elisabeta Ymerajn.
Turp.
“Dikujt” i ka shkelur keq në kallo, dhe kjo është thjesht HAKMARRJE, e pa bazuar dhe pa asnjë lloj dokumenti.
Turp.