Katër blerës të gazit rus në Evropë i janë “nënshtruar” tashmë Moskës dhe kanë paguar furnizimet në rubla, siç kërkoi presidenti Vladimir Putin, raporton Bloomberg duke cituar një person të afërt me gjigantin rus të gazit Gazprom.
Edhe nëse blerësit e tjerë refuzojnë kushtet e Kremlinit, ndërprerjet e tjera pas pezullimit të furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën nuk ka gjasa të ndodhin deri në gjysmën e dytë të majit, kur duhet të bëhen pagesat e ardhshme, tha burimi duke folur në kushte anonimiteti.
Dhjetë kompani evropiane kanë hapur tashmë llogari me Gazprombank që u kërkohet të plotësojnë kërkesat e pagesave të Rusisë, tha ai.
Furnizimi me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë u pezullua më 27 prill, pasi të dy vendet refuzuan mekanizmin e propozuar të Gazprom për pagesat në rubla, i cili, sipas kompanisë, nuk shkel sanksionet e Bashkimit Evropian.
Rusia furnizon gaz përmes tubacioneve në 23 vende evropiane.
Pas vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, Moska ka kërkuar që ajo të paguhet në rubla për dërgesat e gazit nga 1 prilli.
/b.h
O gazetar, Cilët janë këta shtete?