Ambasadori britanik: E rëndësishme që hetimi t’i shkojë ngjarjeve deri në fund, për të zbuluar personat përgjegjës dhe pastaj për të ndërmarrë veprimet e duhura
“Edhe pas pesë vitesh, 21 janari mbetet një ngjarje aktuale, e cila duhet adresuar në kohë”.
Kështu deklaroi ambasadori britanik Nicholas Cannon, në një intervistë për TemA TV.
Ai theksoi se është domosdoshmëri të vihet drejtësi për këtë ngjarje, duke e konsideruar si një ndër më tragjiket në historinë e shqipërisë.
Diplomati britanik, theksoi se ngjarje të tilla nëse nuk zbardhën, janë të destinuara të përsëriten.
“Ajo çka ndodhi më 21 janar ishte një ndër ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë e Shqipërisë dhe është e rëndësishme që hetimi t’i shkojë ngjarjeve deri në fund, për të kuptuar si ndodhi, për të zbuluar personat përgjegjës dhe pastaj për të ndërmarrë veprimet e duhura.
Është e rëndësishme pjesërisht, sepse familjarët e atyre që humbën jetën, me të drejtë kërkojnë që drejtësia të vihet në vend për të dashurit e tyre.
Por hetimi i çështjes është i rëndësishëm gjithashtu për të garantuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Këto ngjarje mund të shamngen vetëm nëse çështjes i shkohet deri në fund, nëse ka një hetim rigoroz dhe nëse përcaktohet përgjegjësia për çka ndodhi.
Edhe pas pesë vitesh 21 janari mbetet një ngjarje aktuale, e cila duhet adresuar në kohë”, tha ambasadori britanik.