Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar pamjet nga rruga e re e Parkut të Apollonisë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka uruar ndjekësit me pamjet e kësaj rruge
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të Parkut magjik të Apollonisë, tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ju uroj një ditë të mbarë”.
Dy ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, deklaroi se rruga është ndërtuar sipas standardeve më të mira dhe vjen si një kartolinë urimi për Pashkët Ortodokse.
“Me rrugën e re drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë, e cila sjell më afër për të gjithë vizitorët Kishën e Shën Mërisë, pjesë e Manastirit”.
Me një gjatësi prej 18 km, kjo rrugë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit, duke i dhënë një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizimit bregdetar. Ajo i vjen në ndihmë 17 mijë banorëve të 20 fshatrave të kësaj zone.
/a.r