Kryeministri Edi Rama ka shtruar ditën e martë iftar për VIP-at e politikës, artit dhe Shoqërisë Civile. Mes pjesëmarrësve ishte edhe aktorja e humorit Arjola Demiri e cila ka shpërndarë foto në llogarinë e saj në Instagram.
Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, ish-banorja e BBV publikoi edhe një foto me kryeministrin Rama.
“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”- shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.
/a.r