“Kënaqësi e veçantë rikthimi në Tryezën e Iftarit pas dy vjetësh të paprecedentë nën sulmin e pandemisë.’’
Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në Tryezën e Iftarit të shtuar nga kryeministria për komunitetin mysliman.
‘’Jam i lumtur sot që pas 2 vitesh ndare dhe kufizimesh, si pasojë e një sulmi të paprecedent pandemik, gjendemi rreth tryezës së iftarit. Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesia paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë times. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues’, tha Rama.
Rama tha se thelbi i kësaj tryeze është Islami. Sipas tij, Islami është një dhuratë për njerëzimin të cilin është gjynah ta refuzosh.
Islami është një fe e përqafuar nga besimtarët dhe një dhuratë pa kushte për njerëzimin. Ju lejohet sot thuhet në kuran ushqimi i zgjedhur. Shkruhet në Kuran se cilit prej jush i dhamë një drejtim. Nëse do kishte dashur zoti do ju kishte bërë një bashkësi. Rivalizoni me njëri tjetrin për veprat e mira. Sot jemi në një tryezë të shtruar për njerëz me bindje dhe opinione nga më të ndryshmet.
Kjo tryezë është në vendin e saj, në kohën e saj, në këtë botë ku progresi, teknologjia nuk e kanë sfumuar besimin por përkundrazi. Feja, librat e shenjtë, historia dhe arti i saj nuk janë vetëm një çështje e besimtarëve. Përderisa në qendër të fesë është kërkimi it ë vërtetës absolute të cilave njeriu i bindet duke pyetur pa reshtur veten pse gjërat duhet të jenë kështu dhe jo ashtu. Feja na ndihmon në leximin e rrugëve të jetës. Mos ia bëj tjetrit atë që nuk do doje që tjetri ta bënte ty.
Mos e harro kurrë që armiku yt mund të bëhet miku jot më i mirë. Në çdo hap ne i kemi si hije pyetjet e pandashme. Ç’kuptim ka të jetosh kur jetës i vjen fundi një ditë?! Këto janë pyetje themelore që fetë e ndryshme u përgjigjen në mënyrë të ngjashme. Një fjalë e vjetër thotë që edhe ëngjëlli edhe djalli rrojnë tek i gjalli”, deklaroi Rama.
g.kosovari