Pas komenteve të Lavrov se rreziku për përdorimin e armëve bërthamore është real, ka reaguar dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Ky i fundit ka shkruar në Twitter se deklaratat e fundit të Lavrovit ishin një tregues se Rusia ka humbur shpresën e saj të fundit për të frikësuar botën që të mos mbështesë Ukrainën.
“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë se Moska ndjen humbjen në Ukrainë,” shkroi Kuleba në Twitter.
Kujtojmë se disa ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë më 24 Shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.
SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë deklaruar se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore.
/a.r
More idiot.Ty të morën rusët dhe qytetin më të madh ,Kerson,sipas mediave ukrainase dhe kryebashkiaku i këtij qyteti.Trushkulur,që ke pamjen e një imbecili.Jam psikologe dhe kam studjuar me imtësi veprimet e tua të çekuilibruar dhe fytyrën tënde që nuk bën për një larës lavazhi dhe jo më të.jesh ministër i jashtëm.Zaten prandaj është.Ukraina në këtë ferexhe se e drejtojnë kllounët,spiunët dhe imbecilët.Çojeni dhe vizitojeni