Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik,
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valas, ku “një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, siç njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/a.r