Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj dhe analisti Lorenc Vangjeli kanë komentuar situatën politike në vend. Fillimisht ka qenë deputeti demokrat, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se zhvillimet e Partisë Demokratike janë përtej PD, pasi afektojnë jetën e shqiptarëve dhe se sjellja e Edi Ramës është tipike edhe përtej ballkanike.
Madje mes të tjerash, zoti Xhaferraj theksoi se me shpalljen “non grata” bëhet tërësisht i pamundur misioni i Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet.
“Sali Berisha po e bën këtë lojë vetëm për axhendën e vetë personale, më mirë i del llogaria të ketë 20% të demokratëve pas vetes. Ta shohim Berishën me mozaikun e ngjyrave të tij. Nuk është se nuk ka dritëhijet e veta. Të gjitha faktet na çojnë që Sali Berisha për një mori faktorësh, plus dhe non gratën nuk mund ta çojë PD në pushtet”, deklaroi Xhaferraj.
/a.r