Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar mbrëmjen e djeshme drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën.
Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndërsa Gjykata e Shkodrës ka vendosur “Arrest me burg“ dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Pritet që pas arrestimit të tij të zbardhen edhe detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi shtetasin Ervis Zika.
/a.r