Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftruar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar nismën e një grupoi deputetësh të opozitës, të cilët po mbledhin firmat për një peticion kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën do ta dërgojnë në DASH.
Shehi tha se kjo është një nismë e nxituar. Sipas tij deputetët duhet ta shohin me më shumë qetësi, pasi lufta nuk është me SHBA-të por me kryeministrin Edi Rama.
Ai theksoi se opozita në radhë të parë duhet të shikojë gabimet e veta, dhe jo të merret me ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Në 24 orët e fundit po organizohet një peticion kundër ambasadores së SHBA në Shqipëri?
Shehi: Unë them se është një iniciativë pa shumë të ardhme. Unë nuk do ju bashkohesha.
Xhokaxhi: Pse?
Shehi: Unë gjykoj se nuk është normale në një vend si Shqipëria të organizosh peticione për një vend që është miku më i madh i Shqipërisë. A është më e mirë kjo ambasadorja, a ishte ai që ishte përpara, apo ajo që do vijë kjo ha diskutim. Tani ka njerëz që e bëjnë mirë ambasadorin e disa të tjerë jo. Ka pas njerëz në Shqipëri, ambasadorë që nuk kanë qenë të pëlqyeshëm. Kjo nuk është tema që ne duhet të merremi si opozitarë.
Xhokaxhi: Berisha ishte ai që e akuzoi Ambasadoren?
Shehi: Berisha e ka këtë konflikt me Amerikën se e ka shpall non-grata dje ka të drejtën e vet. Por opozita shqiptare nuk duhet të jetë entuziaste me këtë rrugë, ne e kemi betejën me Ramën. Ne duhet të zgjidhim këtë situatën tonë të brendshme, ne po kthehemi si në kohë të Enver Hoxhës.
Unë e kuptoj që ambasadorja mund të mos jetë personazhi më i dashur, por kjo është. Kjo është një tezë pa vlerë. Do i thoja kolegëve të mi opozitarë ta shohin pak me qetësi, të shohim çikë dhe ke vetja, ne nuk paskemi faj fare, ata matanë na e kanë fajin. Ku kemi gabuar ne, ku si kemi pëlqyer SHBA-ve./m.j