Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, me anë të një postimi në rrjetin e tij social u ka bërë thirrje udhëheqësve perëndimorë që të ndalojnë justifikimet dhe gjysmë masat e tyre ndërkohë që civilët po bombardohen, ndërsa ai bëri thirrje për një embargo të vërtetë ndaj naftës ruse.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Kuleba u kërkoi vendeve që të ndalonin blerjen e naftës ruse, duke thënë se ajo ishte plot me gjak ukrainas.
“Nëse liderët dhe bizneset botërore janë seriozë për t’i dhënë fund krimeve të luftës ruse, ata së pari duhet ta privojnë Putinin nga të ardhurat nga nafta. Mjaft justifikime dhe gjysmë masa ndërsa ukrainasit bombardohen, vriten, torturohen dhe dhunohen. Nafta ruse është plot me gjak ukrainas. Mos e blini atë. BE-ja ka nevojë për një embargo të vërtetë ndaj naftës ruse. Përveç kësaj, Rusia në mënyrë të dëshpëruar përpiqet të anashkalojë kufizimet e vendosura tashmë”, shkruan Kuleba në twitter.
Pavarësisht sanksioneve të gjera ekonomike që synojnë bankat dhe individët rusë, BE-ja ende po i dërgon Rusisë rreth 780 milionë euro në ditë për naftë dhe gaz.
Javën e kaluar, Gjermania tha se do të ndalonte importet ruse të naftës deri në fund të vitit.
Ministrja e Jashtme e vendit, Annalena Baerbock, tha se Gjermania po hiqte plotësisht importet e energjisë nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar tashmë importet e naftës ruse, ndërsa Britania e Madhe ka thënë se do t’i heqë gradualisht ato deri në fund të vitit 2022./m.j
Çudi.Edhw Ukraina merr gaz rus falas
S,je politikan ti që hodhe në gojën e luanit popullin tënd.Tradhtar