Johan Muçllari ka rënë pre e një atentati ditën e sotme. Muçollari është djali i Jetmir Muçollarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.
Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 12 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.
Johan Muçollari ka shkuar vetë në spital i plagosur, ku në dëshminë përpara efektivëve ka thënë se është qëlluar nga dy persona.
Polica ka shpallur në kërkim Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.
“Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ngjarja e sotme ka lidhje me një atentat të dy viteve më parë ku u qëllua drejt një hoteli në një kohë që kishte shumë pushues.
Gjatë këtij atentati, shënjestër ishte djali i pronarit të hotelit. Ndërkohë ditën e sotme, dyshohet se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë dhe në atentatitn e vitit 2020.
Lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë policia vuri në pranga Ilir Berberin 52 vjeç, Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.
g.kosovari