Kancelari gjerman Olaf Scholz është lideri i parë politik me të cilin presidenti francez Emmanuel Macron foli me telefon.
kjo telefonatë ka ardhur menjëherë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të së dielës, njoftoi Pallati Elysee.
“Votuesit tuaj kanë sinjalizuar gjithashtu një angazhim të fortë ndaj Europës sot. Më vjen mirë që do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!” shkroi Scholz në Twitter në një mesazh urimi për Macron.
Ndër të tjera bëhet me dije se presidenti francez dhe kancelarja gjermane konfirmuan se do të vazhdojnë të ushqejnë “marrëdhënie të ngushta” midis Gjermanisë dhe Francës, bazuar në besim, “ndër të tjera dhe duke pasur parasysh sfidat aktuale, siç është agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz dhe Macron ranë dakord të takohen sa më shpejt të jetë e mundur për të vazhduar bashkërendimin për çështjet dypalëshe, ndërkombëtare dhe europiane.
Macron mundi Marine Le Pen me një shumicë solide në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe siguroi një mandat tjetër.
/b.h