Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli deklaroi se 21-janari, ishte një grusht shteti i mirëorganizuar për të marrë pushtetin me dhunë nga Edi Rama.
Për të mbështetur këtë deklaratë të sajën, ajo shton më tej se drejtuesi i grupit të zjarrit në Gardë, u zgjodh kryetar i PS në bazë.
Ai që për Berishën ishte një efektiv që zbatoi ligjin dhe me integritet Topalli e quajti “kryepushkatar”.
“Pse nuk janë sot këtu kryetari juaj dhe kryetari i Parlamentit? Pse janë fshehur? Kush e bëri kryepushkatarin kryetar të Partisë Scilaiste? Sali Berisha apo kryetari juaj? Të gjithë e dimë se ishte një grup i organizuar, ishte një celulë që ishte mbështetje edhe nga biznesi, ka pasur një plan politik, dhe ti zotëri (i drejtohet taulant Ballës) the në një intervistë se ato viktima i shpërblyet në 23 qershor. T’i çosh njerëzit të vriten dhe ti përdorësh 5 vite rresht, në fakt të tallesh me ta je i pashpirt, i pafytyrë. Kush nuk e beson sot se çdo gjë u bë për të marrë pushtetin”, tha Topalli.