Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot lajmet se presidentja e re e vendit do të jetë drejtoresha e Kabinetit të Kryeministrisë Vali Bizhga.
Rama tha se gjithçka është një thashethem, teksa shtoi se se shumë persona janë përfshirë në këtë proces edhe pa dëshirën e tyre.
Rama: Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese por do të doja që të mos cfokusonim vëmendjen nga kjo nismë, se është një nismë e re dhe e vecante dhe na duhet mbështetja e të gjithëve ju, që sa më shumë njërëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme dhe me gjasë të interesohen dhe zgjedhin të përfshihen si spektatorë dhe vizitorë.
Nuk do të doja të cfokusosheshim, por e kam thënë që ky procs stimulon thashethemet dhe përzihen gjithë farë emrash dhe njerëzish, pa dëshirën e tyre, si rasti në fjalë. Përgjigja ime është negative, sepse nuk ka asnjë të vërtetë.
/b.h