Një granatë e vitit 1941 është gjetur në një banesë në fshatin Veliterne të Maliqit.
Panorama.al mëson se granata e pashpërthyer është konstatuar nga prapa shtëpisë së shtetasit Astrit Qelasi.
Lënda plasëse ka alarmuar banorët e zonës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e policisë në Maliq dhe prefektura e Korçës.
Ndërsa i është bërë edhe kërkesa ministrisë së Mbrojtjes për ta demontuar atë.
/b.h