Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e Lecco-s në Itali pasi u kap me 11 kg kokainë në makinë.
Nëse do kishte shitur sasinë e drogës që kishte edhe në shtëpi, do kapte vlerën e 2 mln eurove.
30-vjeçari u arrestua në dalje të autostradës Parma Fiera. Gjatë kontrollit të makinës, policia zbuloi një sistem gjenial të krijuar në dyshemenë e automjetit.
Në anën e pasagjerit, policia gjeti 10 pako “pluhur të bardhë” që rezultoi se ishte kokainë pas analizave të kryera.
Një tjetër patrullë e Guardia di Finanza të Lecco-s mbërriti më pas në shtëpinë e 30-vjeçarit dhe gjatë kontrollit gjeti tre kilogram të tjera të së njëjtës lëndë.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e drogës dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në krim.
/a.r