Komisioni i Rithemelimit ka dalë me një njoftim sa i takon procesit zgjedhor për krerët e degëve, që po zhvillohet ditën e sotme.
“Rithemelimi” bën me dije se procesi po vijon normalisht në 5 degë, ndërkohë që në Bulqizë është shtyrë për ditën e martë.
Shkak është bërë fakti se nuk është gjetur fryma konsesuale për procedurat e zgjedhjeve.
Deklarata e Komisionit te Rithemelimit
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon nornalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duke krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.
/b.h