Donald Veshaj do të rikthehet në ekranin e Top Channel me një emision të tijin. ‘Më lër të flas’ është emisioni që aktori do të moderojë mbrëmjet e së premtes që nga 29 Prilli në ‘Top’. Po atë ditë, Bora Zemani në orën 18:00 ka emisionin e saj të dashurisë, ‘Përputhen’. Mirëpo, Përputhen Prime, i cili po ashtu është në të njëjtën fashë orari si ajo e Donaldit por në një ditë tjetër, nuk do shfaqet më.
Bora ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ishte puntata e fundit për këtë sezon e ‘Përputhen Prime’.
“Qe prej 2 tetorit kemi qene bashke cdo te shune ne mbremje me shume perballje e surpriza dhe sonte, pas 30 javesh, shihemi ne “Per’puthen Prime” te fundit per kete sezon!“, ka shkruar ajo në Instagram.
Përputhen Prime i erdhi fundit, së shpejti edhe formatit të përditëshëm të Përputhen.. mos ndoshta Bora po shpejton largimin për shkak të Donaldit, të cilin do ta ketë çdo ditë në ambientin e punës?
/b.h