Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga dëmet që ka bërë ditën e djeshme stuhia e erës në Divjakë.
Teksa pasqyron punën e palodhshme të këtyre njerëzve të thjeshtë, Braçe e vë theksin tek fakti se kur qeveria do të jetë në krah të tyre për t’i ndihmuar.
Postimi i plotë:
DIVJAKE/DIVJAKE
SOT, PAK ME PARE, GJATE DITES,
DEMI NE TUNELET E SHALQINIT NE #DIVJAKE;
Me ne lindje e me ne veri, nga Cerma e Siperme ne Sulzotaj, Divjake deri Kular, shpejtesia e fuqia e eres ishte kjo;
Keshtu shkuli plastmasin e tuneleve dhe demi eshte ky.
Nuk cdi te them me;
Mbase une e shprehja me shume deshperimin, dorezimin;
DO TI NGREME PRAPE NESER ME THANE!!
Ndaj thashe dje qe bujqit jane sot njerezit me te rendesishem ne vend;
NUK DOREZOHEMI, thane.
Ata bejne pjesen e tyre dhe e bejne keshtu, me mund, sakrifica, humbje, por pa u dorezuar;
PO NE KUR DO E BEJME TONEN?!
Jo filmin, perhere e perhere ne te njejtin vend e me te njejtet njerez;
POR PUNEN TONE, NE PERPUTHJE ME NDRYSHIMET E KLIMES, NEVOJEN ULERITESE TE BUJQVE PER NDIHME?!/m.j