Një rast tragjik ka ndodhur në Selanik të Greqisë. Një 15-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë nga një bashkëmoshatar, e si pasojë ka vdekur në vend.
E gjithë ngjarja është regjistruar në banesën e autorit, i cili i tha 15-vjeçarit se do t’i tregonte armën e të atit.
15-vjeçari që qëlloi shokun e tij, fillimisht ka pohuar se viktima kishte rënë pa ndjenja pasi kishte goditur me kokë një cep tavoline, por vetëm pak minuta më parë pranoi se e kishte qëlluar me plumb në kokë.
Në pranga ka rënë autori i ngjarjes dhe babai i tij. Mësohet se të dy djemtë kanë qenë shokë të ngushtë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota sesi ndodhi ngjarja, por dyshohet në mënyrë aksidentale.
Në momentin e ngjarjes prindërit e 15-vjeçarit kanë qenë në punë dhe ngjarjen e kanë mësuar nga fqinjët.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
/b.h