Ka ndërruar jete 67-vjecari i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme ne nje aksident në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes.
BalkanWeb mëson se mjeti tip kamionçinë me targa LU 9549 B ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi Konstandin Sylari u rëndë nga përplasja dhe u dergua me urgjencë ne spitalin e Lushnjes ku nderroi edhe jete.
Lushnjë
Informacion paraprak
Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.