Ish- zëdhënësja e Sali Berishës Erla Mëhilli ka komentuar sjelljen e këtij të fundit një ditë më parë në Kuvend, teksa u ngrit për të folur duke i marrë fjalën Enkelejd Alibeajt dhe duke e shtyrë atë.
Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSh 24, Mëhilli tha se kjo nuk është një sjellje e hijshme për Berishën dhe nga ana tjetër duket se po i jep rëndësi Alibeajt.
Nuk e kuptoj pse e faktorizojnë kaq shumë Alibeajn në vetvete. Nga njëra anë Berisha thotë nuk e njoh Alibeajn për kryetar grupi, nga ana tjetër i shkon në mbledhjet e grupit.
Dhe kjo sjellja, kjo shtyrja, i jep rëndësi Alibeajt, por e hijshme nuk është, për Sali Berishën, jo”, tha ajo./m.j