Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës për ndërhyrje në procesin gjyqësor për çështjen e Partisë Demokratike.
Yuri Kim shkruan se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA dhe se ambasadorja është duke inkurajuar gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre quhet.
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, mbyllet reagimi i ambasadores.
Sot, Sali Berisha e akuzoi ambasadoren se po përpiqet të ndërhyjë në procesin gjyqësor për çështjen e statutit të PD-së.
Ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë amerikane që të reagojë për këtë çështje, ndërsa e cilësoi si qesharak reagimin e ambasadores për incidentin që ai pati në Kuvend me Enkelejd Alibeajn.
/a.r
Je bërë sfaçaturë( leckë) në Shqipëri . Turp për shtetin më të madh Amerikën,që t’i përfaqëson.Në ç,vend të botës ndërhyn një palo ambasadore edhe për veprime vulgare të deputetëve? I ke zgjidhur hallet e Amerikës,ku çdo ditë vriten dhjetëra njerëz pa faj në rrugë,në metro,në shkolla,në ambiente të tjera publike? Si mund të dua unë një si ty që as në kohën e diktaturës komuniste nuk e kemi patur? I ashpër qe regjimi,por ne kemi zbatuar ligjet e shtetit të asaj kohe dhe jo të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, qoftë dhe pse fuqiplotë.Turp.Largohu urgjentisht nga Shqipëria.E ke bërë Shqipërinë geto.