“Beteja e Kievit ishte një fitore historike për ukrainasit, një fitore për lirinë, e fituar nga populli ukrainas me ndihmën e paparë” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, ku njoftoi 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën.
“Tani duhet ta përshpejtojmë këtë paketë ndihme për të ndihmuar ukrainasit të përgatiten për ofensivën ruse e cila do të jetë më e kufizuar në aspektin gjeografik por jo në aspektin brutal. Pas tërheqjes së Rusisë nga Zona e Kievit Dëshmitë e tmerrit dhe krimeve të luftës të kryera nga rusët po shfaqen”, tha Biden
Presidenti amerikan më pas përsëriti besimin e tij se, përballë “ushtarakëve dhe civilëve të guximshëm ukrainas” dhe mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së dhe aleatëve, Vladimir Putin nuk do të fitojë kurrë.
“Ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të dominojë dhe pushtojë Ukrainën”, u shpreh Biden.
Biden: SHBA e vendosur për të luftuar tiranët
“SHBA” nuk do të heqë dorë kurrë nga lufta kundër tiranëve.”- tha presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se qëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj janë “të parandalojnë Putinin të pushtojë Ukrainën dhe të vazhdojë ta izolojë atë”./m.j