Ministrja e Evis Kushi, ishte në interpelancë në Kuvend e thirrur nga deputetja e PD Ina Zhupa.
Në kuadër të Paktit për Universitetet, mes të tjerash Kushi tha se përfitojnë bursë 1200 studentë ndërsa përjashtohen nga tarifa mbi 88 mijë të tjerë. Vitin e ri akademik, ministrja tha se do ketë pagesë ekstra për disa kategori.
“Studentët shqiptarë me rezultate të larta mbështeteshin për të studiuar në universitetet më të mira europiane apo botërore. Duke pasur prioritet politikën e qeverisë që të rinjtë dhe të rejat të studiojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për vendin, bashkë me kartën e prioriteve që javën që vjen është drafti përfundimtar për të kaluar me VKM, ne do t’i nxisim me bursa dhe përjashtim nga tarifat studentët që shkojnë në degë prioritare për vendin apo degë ku numri i regjistrimeve dhe interesit të studentëve vitin e fundit ka rënë. Janë punësuar në administratë për një periudhë 1-vjeçare 694 studentë, ndërkohë që gjysma e tyre janë punësuar përfundimisht,”- tha Kushi.
/b.h