Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar një paketë të re ndihme financiare prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.
Ndersa Mbretëria e Bashkuar ka shtuar në “listën e zezë” të sanksioneve oficerë të forcave të armatosura ruse, për një zëvendësdrejtor të shërbimeve sekrete të brendshme të Moskës (FSB) dhe për 18 individë dhe kompani të kompleksit industrial-ushtarak.
Këtë e ka bërë të ditur qeveria e Boris Johnson përmes një shënimi të Ministrisë së Jashtme në të cilën saktësohet se në mesin e oficerëve është nënkoloneli Azatbek Omurbekov, i cilësuar nga disa burime perëndimore si komandant i departamentit të akuzuar për të ashtuquajturin ” Masakra e Buçës”, pranë Kievit./m.j