Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku e cila deklaroi sot në Kuvend se asnjë sot në parlament nuk mund të pijë ujë nga çezma.
Rama deklaroi se me të shkuar në shtëpi do pijë ujë dhe videon do e hedhë në tik tok.
“Zonja foli për ujin e çezmës që askush nuk e pi. Sot me t’u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Jam i gatshëm nëse zonja Tabaku më pret në shtëpinë e saj të shkoj edhe në shtëpinë e saj të pi ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe ta hedh në tik tok.
Jam i bindur që ti me siguri e ke ndonjë vajzë a ndonjë djalë të vogël që ta mëson tik tokun si përdoret. Megjithatë nuk ia vlen fare të hyjmë në këto lloj debatesh se kush jemi ne dhe kush jeni ju”, tha Rama.
g.kosovari