“Tragjedia që ndodhi në Donbass e detyroi Rusinë të nisë këtë operacion ushtarak”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi të bordit mbikëqyrës të platformës “Rusia – një vend i mundësive”.
Në video, Putini iu drejtua një 12 vjeçareje të pranishme në klasë, Dianës, e cila sapo kishte mbaruar recitimin e një poezie patriotike. Vajza e vogël kishte thënë se ishte shpërngulur tetë vjet më parë nga Lugansk në Donbass, pastaj në Sevastopol dhe Krime.
“Fatkeqësisht, – tha Putin, – në Republikën Popullore të Luganskut, gjërat kanë ndryshuar shumë gjatë viteve, por për keq, sepse gjatë gjithë këtyre tetë viteve kanë vazhduar bombardimet, sulmet e artilerisë dhe armiqësia. Dhe, natyrisht, ka qenë shumë, shumë e vështirë për njerëzit”.
Donbasi, një rajon i përhapur dhe i rrethuar që mbulon pjesën më të madhe të Ukrainës lindore, ka qenë vija e parë e konfliktit të vendit me Rusinë që nga viti 2014. Por tani njerëzit e saj, tashmë të plagosur nga tetë vjet luftime, po përgatiten për një sulm edhe më intensiv.
Një betejë e afërt për kontrollin e territorit pritet të përcaktojë pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin, pasi forcat e tij pësuan dështime të kushtueshme në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën qendrore dhe veriore.
Të hënën, si zyrtarët ukrainas ashtu edhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë raportuar për veprime të gjera ushtarake në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë, imazhet satelitore kanë treguar autokolona ushtarake ruse dhe njësi të rifurnizuara që lëvizin drejt Donbasit për një ofensivë në shkallë të gjerë, dhe ministri i jashtëm i Ukrainës ka paralajmëruar botën për një betejë të afërt atje që do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore.
/a.r