Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, propozoi këtë të enjte që mbledhja e radhës e grupit të PD-së në lidhje me qëndrimin e kësaj force politike për zgjedhjen e presidentit të ri të behet e hapur për kamerat.
Aliebeaj shtoi se PD duhet të marrë pjesë në procedurën e zgjedhes së kreut të ri të shtetit për të treguar fytyrën e vërtetë të Ramës, pasi sipas tij nuk duhen bërë gabimet e së kaluarës duke mos u përballur me regjimin.
“Dy janë pas qelisë, dy të tjerët janë dezinjuar si non grata nga SHBA për blerje votash, për blerje të patronazhistëve. Në këtë aspekt është që maxhoranca është e delegjitimuar të zgjedhë Presidentin e Repulikës. Këtu duhet të përballet PD. Njëra mënyrë është me bishtin ndër shalë të shmangemi. Kjo nuk ka funksionuar, duhet të përballemi me Edi Ramën, jo duke ikur por duke ia grisur fasadën që po krijon. Është detyrimi im që pikërisht atë që na kanë dhënë më 25 Prill ta çojmë përpara, pasi presidenti është përfaqësues i të gjithë shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë gjysmën e tyre. Duhet të zhvillohet një proces që të nderojë figurën e presidencës. Ne duhet të të bëjmë transparencë jashtë zarfave, përballje me regjimin. Presidenti është i shqiptarëve dhe ne kemi detyrimin që të bëhemi zëdhënës të shqiptarëve. E di mirë që Rama mendon që raundin e katërt në fund ta zgjedhë me votat e veta. Për këtë arsye Grupi Parlamentar i PD do të ketë kohë të mblidhet dhe të diskutojë për të dhënë qëndrimin e duhur të opozitës . Po jua them që sot jeni të ftuar në mbledhjen tjetër, pra e përsëris që presidenti duhet të jetë i shqiptarëve jo i politikës. Nuk rrudhet presidenti duke u futur në zarfe, ka dy rrugë, njëra është me bishtin ndër shalë dhe të shmangemi. Jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën”, tha Alibeaj.
g.kosovari