Zbardhen pjesë nga debatet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, deputete e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt të bëjë kërkesë në Kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar deputete te Grupit Parlamentar të PD.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet te bëni kerkesen ne Kuvend”, mësohet të jetë shprehur Vokshi.
Alibeaj mësohet të jetë përgjigjur se: “Nuk zhbej dot une me vullnet personal. Vendime qe jane marr nga organe te partise”.
“Se akuzuat Bashën që merr vendime personale per perjashtimin e Sali Berishes, tani une nuk do marr vendim personal për futjen tuaj”, ka shtuar Alibeaj.
g.kosovari