Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për herë të para ka treguar se ndërkombëtarët i kanë thënë se Lulzim Basha nuk bëhet kryeministër. Sipas saj, ky mesazh i diplomatëve të huaj i ka ardhur që në nëntor të 2020.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se për këtë e ka vënë në dijeni edhe Lulzim Bashën, ndërsa i ka kërkuar që të sillet korrekt.
Kryemadhi: Ma kanë thënë që ky nuk bëhet kryeministër dhe unë i kam thënë që doni të përçani opozitën që nëntor. Ndërkombëtarët kanë sjellë mesazhin që ky nuk bëhet kryeministër. Dilni me kryeministrin tuaj. Unë i kam thënë që nuk dal sepse do hyjmë si opozitë e bashkuar.
Pyetje: Ju kanë thënë ndërkombëtarët që hyni me kryeministrin tuaj si LSI?
Kryemadhi: Po, unë ja kam thënë Bashës që këtë mesazh më kanë thënë. Prandaj sillu korrekt, nuk të kam shitur nuk kam ndërmend të të shes sepse është çështje opozitarizmi. Që në nëntor të 2020 ma kanë thene.
Unë që nga prishja e teatrit nuk e kam besuar më kurrë Bashën. Nëse unë do të dilja me një akt të tillë sot do të isha unë fajtore që PD shiti zgjedhjet ne 2021. Vendosja e LSI në cep me vendimet e njeanshme të Lulzim Bashës, çdo largim i ynë do të ishte sebep për apel.
Pyetje: Në çfarë nivele ishin këto mesazhe të ndërkombëtarëve?
Kryemadhi: Nivele të larta të të gjitha drejtimeve sa i përket besueshmërisë si politikanë të zotit Basha.
g.kosovari