Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Lushnjës, pranë statcionit të trenit, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal.
“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.
/b.h