Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ka zbuluar ditën e sotme se lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, kishte patur kontakte me deputeten Mesila Doda për të cilën zbuloise i kishte kërkuar më shumë kohë për këtë proces.
Ndër të tjera, Balla bëri edhe një sugjerim ndaj Alibeajt duke i rekomanduar që edhe ky i fundit të zhvillonte takime me Shoqërinë Civile në kuadër të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të republikës.
Taulant Balla: Kam pasur një kontakt me zonjën Doda e cila më ka kërkuar më shumë kohë. Natyrshëm ky është testi i shumicës. Për tu përgjigjur ndaj atyre propozimeve, ne kemi mbajtur propozim të paktën 4 propozime që kanë ardhur nga kolegët parafolës. Nuk do bëjmë votim këtu e të themi sa prej jush jeni për të qenë zonjë apo zotëri, apo sa prej jush duan jurist/e. Këtë nuk e vlerësojmë ne. Unë kam bindjen se ky proces do të jetë model për të ardhmen. E kam bindje dhe në fund do jem i sigurtë për këtë. Është zonjë apo zotëri, kjo është një çështje që do vendoset në fund me 84 vota. Unë nuk dua të shkojmë në raundin e katërt.
Do ja sugjeroja Alibeajt që të njëjtin takim që po zhvilloj unë me ju ta zhvillojë edhe ai. Por mos të harojmë se presidentin do e zgjedhë kuvendi, ne jemi këtu për të zgjedhur kandidatin dhe jo presidentin. Me ato kompetenca që ka presidenti është mjaftueshmërisht të zgjidhet nga parlamenti.
Nëse më tej do kemi ndonjë propozim që të ndryshohet zgjedhja e presidentit, më tej mund të shkohet në republikë presidenciale dhe nuk do ishte më parlamentare sepse detyrimisht duhet të ndryshonin edhe kompetencat.
/b.h