Ndërsa muajt ikin, gjithnjë e më shumë po përflitet për Big Brother VIP2. Përgjatë kohës që ky spektakël po zhvillohej të shumtë ishin personazhet që deklaruar se kishin refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e reality show.
Teksa duhen edhe më shumë se 6 muaj që të rinisë transmetimi, në rrjet kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë të personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë.
Me interes të madh është parë nga ndjekësit emri i Vin Velit, si një ndër personazhet që pritet të jetë në këtë format.
Dj është ish-partneri i Bora Zemanit. Çifti kanë qenë lidhur para shumë vitesh dhe nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë edhe djali i tyre Arbor.
Prania e Vinit në Big Brother, pritet të sjellë një tjetër pjesë nga ‘telenovela’ e Bora Zemanit.
Gjatë kohës që rrjeti shpërtheu nga historia Bora-Donald-Beatrix, Vin Veli në rrjetet sociale ironizoi situatën e krijuar.
Mbetet për t’u parë nëse Dj do ta pranojë ftesën për të kaluar 100 ditë në program. Mediat online kanë publikuar disa prej emrave që pritet të jenë pjesë e formatit.
Eva Murati, Kejvina Kthella, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vini Veli, Roza Lati janë disa nga emra që po lakohen.
Ndërkohë një tjetër emër që refuzoi ftesën sezonin e parë ishte Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares në vend të tij, çoi kushëririn, Granitin.
Por duket se për sezonin e ardhshëm, ai e ka sërish ftesën, vetëm se këtë herë po e konsideron pranimin e ofertës së tij.
Edhe vajza e Sabianit, ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e Big Brother. Ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë për Keisin.
Natyrisht që këta janë vetëm emrat e parë të personazheve që përfliten në rrjet dhe do të duhet edhe pak kohë për të konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre realisht do të bëhet pjesë e lojës për çmimin e madh.