Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, të akuzuar për falsifikim monedhash do të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 3 të rinjtë. Të rinjtë u arrestuan 18 prill 2022, ku autori Viard Kotori tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar. Ka qenë punonjësja e këtij ‘Exchange’ që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre persona.
Punonjësja e kuptoi se diçka nuk po shkonte sapo preku dollarët.
Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2022, ku pas denoncimit policia është vënë në ndjekje të autorit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tij, duke i mbajtur nën vëzhgim prej javësh ku zbuloi aktivitetin e tyre. Identifikimi i autorit u bë përmes tatuazhit që kishte në krahë që dukej në kamerat e ‘Exchange-it’ dhe makinës që përdorte.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash false në pikat e kuptimit valutor. Ata kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 $, që nëse nuk do ishin kapur do të ishin gati për t’u hedhur në treg.
g.kosovari