Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar mbrëmjen e sotme zgjedhjet për presidentin e Republikës.
Mediu tha se jo vetëm ai por çdo deputet duhet të përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit të republikës.
Sipas Mediut Kushtetuta e parashikon qartë se zgjedhja e presidentit bëhet me 3/5, vetëm në raundin e katër e të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë për të mos rrezikuar mazhorancën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Unë e paragjykoj që Kushtetuta detyron të gjithë deputetët të përfshihen në këtë proces. Kushtetuta ka parashikuar që Presidenti i Republikës zgjidhet me 3/5 r votave ku kërkohet konsensusi politik, i vetmi moment që kalohet konsensusi politik është kur rrezikohet mazhoranca. Opozitës ka detyrimin e vet që të japë mendimin e vet se kush duhet të jetë President i Republikës”, tha Mediu.
/b.h