Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj kanjoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një mbledhje e grupit parlamentar në selinë blu.
Mbledhja do të mbahet një orë para takimit që është planifikuar të zhvillohet mes përfaqësuesve të opozitës dhe përfaqësuesve të partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të marrin pjese edhe deputetët që përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit dhe a do te kete perballe Sali Berishen, i cili eshte shprehur kunder negociatave me PS per kreun e ri te shtetit.
Sjellim në vëmendje që sot mazhoranca nisi procedurat. Të gjithë deputetët me anë të një zarfi anonim propozuan tre emra. Kjo procedurë u kundërshtua nga Alibeaj, i cili tha duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.
I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga mazhoranca për kandidaturën per kreun e ri te shtetit, Alibeaj tha: “Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar.
Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv”./m.j