Një shqiptar 49-vjeçar ka humbur jetën në sy të bashkëshortes dhe vajzës pas një aksidenti të rëndë me makinë. Mediat në Itali raportojnë se Ndriçim Gjuzi po udhëtonte me familjen e tij kur automjeti i tij tip “Fiat” u përfshi në një aksident në autostradë.
Makina me të cilën udhëtonte 49-vjeçari, që me vete kishte grua dhe vajzën 4 vjeçe u përplas nga një makinë tip “Opel Corsa”.
Nga përplasja nuk pati të lënduar, por tragjedia ndodhi më pas. Shoferët e dy automjeteve kanë dalë nga automjetet për të parë dëmet dhe kanë vendosur që të spostojnë makinat në korsinë e emergjencës për t’u sqaruar.
Por, ndërsa Gjuzi po bëhej gati të hipte në mjetin e tij, u përplas nga një makinë e tretë. Përplasja këtë herë rezultoi tragjik.
g.kosovari