Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibejn, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Ndërkohë dyshohet edhe për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Klevi Bahos.
Këto ngjarje po hetoheshin nga Prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën pasi gjeti elemente se Çela e Dumani kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ia kaloi dosjen SPAK.
Hetimet në SPAK po kryhen nga Altin Dumani. Nuredin Dumani ra pre e një atentati në afërsi të Elbasanit teksa ishte nisur të ekzekutonte një biznesmen. Pas kësaj ngjarje ai u vu në pranga.
/a.r