Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ me Arben Ristanin për zgjedhjet e krerëve të grupeve në PD.
Bardhi tha se PD-ja po zhvillon votime me një pjesëmarrje të ulët të demokratëve duke theksuar se kandidati fitues në një njësi në Tiranë zgjidhet me 10% të anëtarësisë.
Menjëherë ishte përgjigja e Ristanit i cili tha se pjesëmarrja në votime është sipas tij fantastike duke nënvizuar si më të lartën që nga viti 2013.
Debati Bardhi – Ristani:
Gazment Bardhi: “Pjesëmarrja komisioni që përfaqëson Ristani, në referendumin për Bashin u pretendua që në njësia 8 morën pjesë 770 anëtarë nga 1100 anëtarë sot u zhvilluan zgjedhje dhe morën pjesë 315 anëtarë, duke humbur mbi 400 anëtarë. Bëni vetë llogaritë sa është humbja e anëtarëve. Në një njësi tjetër në Tiranë në votime për kreun e degës nga 706 anëtarë dhe morën pjesë 470 anëtarë, këtu kanë humbur rreth 300 anëtarë. Gjithë dega ka 2 mijë anëtarë demokratë dhe fituesi është zgjedhur me 250 vota.
Ristani: “Pjesëmarrja fantastike më e larta e kohëve të fundit në PD. Unë isha në Sarandë dhe dje pjesëmarrja në Sarandë ishte mbi 600 vetë më e larta e të gjithë kohërave pas 2013. Kjo tregon një parti që po ngrihet nga hiri si në 97’. Kriza po kalon dhe ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.
Gaz Bardhi: Këta kanë merak vetëm karrigen
Ristani: Mos më ndërprit! Në Kuvend zgjidhet kryesia por do të përcaktohet edhe data e zgjedhjeve për kryetarin e ri dhe këtu mbyllet kriza e PD-së. Grupi parlamentar është i nderuar por është i Partisë Demokratike!