Komandanti ukrainas Serhiy Volyna, i është drejtuar me një mesazh NATO-s nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Ai ka kërkuar armatime që ushtria ukrainase të mund t’i bëjë ballë sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.
“Unë jam Serhiy Volyna, Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare me emrin e admiralit Mykhailo Belinsky, po ju drejtohem nga Mariupoli i rrethuar. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”, shrkoi ai.
“Por besnikëria jonë ndaj betimit nuk mjaftoi për të çliruar Mariupolin. Ne kemi nevojë për armë të rënda. Është në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të na e ofrojnë atë. Armët e rënda për mbrojtësit e Mariupolit do të shpëtojnë grupin ushtarak ukrainas. Mariupol mund të shpëtohet. Jemi gati të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut. Por ne duhet të dimë se bota ka bërë gjithçka që është e mundur për këtë. Atëherë jemi gati të bëjmë edhe të pamundurën për vendin tonë”, përfundoi ai.
I am Serhiy Volyna, Commander of the 36th Separate Marine Brigade named after Rear Admiral Mykhailo Belinsky, am addressing to you from the besieged Mariupol.
We will not give up and will fight to the end.
1/3 pic.twitter.com/6HaqvMZ9Qu— Stanislav Aseyev (@AseyevStanislav) April 18, 2022