Sarah Palin, një republikane që sa herë del në media prodhon “hilaritet” sidomos në krahun e politikanëve dhe simpatizantëve të demokratëve ka goditur sërish me deklaratat e saj, kësaj here jo për faktin se ajo beson se toka është krijuar para 4 mijë viteve apo se shtrigat janë të vërteta, por për afiliacionin e saj në fushatën e pretendentit për President, miliarderit Donald Trump.
Në fushatën e Trump në shtetin e Iowa-s në qytetin Ames, Sraha Palin u ka kërkuar një “amen” pjesëmarrësve dhe u ka kërkuar që të votojnë për “The Donald”. Më pas ka dhënë një tjetër “perlë”:
A jeni gati për një “komandant” i cili do lejojë luftëtarët tanë të bëjnë punën e tyre dhe të shkojnë për t’i futur një shkelm by…ve të ISIS?
Më poshtë video: