Nga nesër pritet të kemi emrat e parë të kandidatëve për president të republikës.
Në pronocimin përmediat kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se deputetët e maxhorancës do të dorëzojnë nesër zarfet me 3 emra për kandidatët e tyre për president.
“Nesër në këtë sallë të grupit parlamentar ne do marrim propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS. Në një zarf çdo deputet përmes një formulari do ketë mundësi të propozojë jo me shumë se tre kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Për ne ka rëndësi të jetë proces konsultimi brenda grupit. Nesër deputetët do i depozitojnë në një sekretari të posacme më pas do kemi mundësi të vlerësojmë propozimet brenda grupit.
Duam të nxisim edhe publikun të bëhet pjesë e procesit, në adresën zyrtare do nxisim publikun të sjellin propozimet e tyre në emailin zyrtar gr*****@pa*******.al. Është një standard i ri për t’u ndarë nga kulisat e vjetër për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit, i cili përfaqëson unitetin e popullit ndaj populli s’ka pse mos jetë pjesë për zgjedhjen e presidentit të ri.”
/b.h