Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Scania”, me drejtues shtetasin H. K., 55 vjeç, banues në Milot.
Në pjesën e rimorkios të kamionit, u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin si synim kalimin ilegal drejt vendeve të BE-së.
Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët filluan procedimin penal për shtetasin H. K., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
/a.r