Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se kontrata për prokurimin e sistemit raketor të mbrojtjes kineze është nënshkruar në vitin 2019 dhe se ato armë nuk janë në listën e sanksioneve amerikane.
“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje në vitin 2019 për blerjen e armëve nga Kina. Partnerët tanë perëndimorë janë informuar për këtë. Si person përgjegjës, shikova listën e sanksioneve amerikane dhe ky mjet nuk ishte në të. Ne u kujdesëm për gjithçka si dhe për të blerë diçka që është shumë efektive”, ka thënë ai.
Kreu i shtetit serb tha në TV Pink se më 30 Prill qytetarët në Batajnicë do të mund të shohin për herë të parë sistemin kinez FK-3, por gjithashtu theksoi se Serbia së shpejti do të ndryshojë aktet e saj strategjike në lidhje me mbrojtjen e vendit.
Sipas tij qëllimi është për të forcuar më tej ushtrinë dhe siç tha ai “për ta ruajtur qiellin tonë”. Vuçiç ftoi të gjithë qytetarët që të shkojnë në Batajnicë dhe të shohin se çfarë ofron Serbia.
/a.r