1828- Vdes në Francë piktori spanjoll Francisco de Goya, ku ishte në mërgim që nga viti 1824. Si piktor oborri ka realizuar portrete të famshme të anëtarëve të familjes mbretërore, oborrtarëve dhe personaliteteve të shquara dhe ndër pikturat e tij më të njohura janë variante të “Majës” .
1859- Vdiq politikani dhe historiani francez Alexis Clerel Tocqueville, puna e të cilit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë civile (“Demokracia Amerikane”).
1867- Lindi piloti dhe projektuesi amerikan i avionëve Wilbur Wright, i cili në vitin 1903 bëri fluturimin e tij të parë me vëllain e tij Orville. Fluturimi zgjati 59 sekonda, kurse avioni fluturoi 285 metra. Vëllezërit Wright themeluan një kompani aeroplanësh në 1909.
1889- Lindi aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin. Ai e bëri karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse në vitin 1952 emigroi në Zvicër, ku vdiq në vitin 1977. Gjatë 40 viteve ai realizoi 75 filma të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë dhe në vitin 1972 fitoi Oscarin për veprën e jetës së tij. (“Dritat e Metropolit”, “Kohët moderne”, “Diktatori i madh”, “Dritat e skenës”).
1996- Ish-kryeministri italian Bettino Craxi dënohet në mungesë me tetë vjet e tre muaj burg për akuzat e korrupsionit. Kraksi iku në Tunizi, ku do të qëndronte deri në vdekje.
2008-Vdiq në moshën 91-vjeçare matematikani dhe meteorologu amerikan Edëard Lorenz, krijuesi i teorisë së kaosit dhe “Efektit të Fluturës”. Lorenz zbuloi se edhe ndryshimet shumë të vogla në një sistem dinamik, siç është atmosfera, mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha. Duke folur për natyrën e klimës, Lorenz deklaroi në një studim të vitit 1972 për “The Butterfly Effect”: “Nëse një flutur tund krahët e saj në Brazil, ajo mund të shkaktojë një tornado në Teksas”. BETA